Rettangolo arrotondato:                                                                                            EDICIONI 1  |  EDICIONI 2  |  EDICIONI 3  |  EDICIONI 4  |  EDICIONI 5
                                         FESTIVALI 
                                                                     I MUZIKES 
                                                                     MODERNE
                                                                     SHQIPTARE
Casella di testo: Ü NEWS LETTER________




Ü LAJME_____________

Mars 2008
“Pervjetori” qe le pas adoleshencen.

23 Shkurt 2008
Pas “Limonates”, tani nje tjeter Enxhi.

11 Shkurt 2008
Arbana Osmani largohet nga Top Fest.

9 Shkurt 2008
Ledioni dhe Albana Osmani te lidhur?!


Ü GALERIA TF5________









Ü INTERVISTA_________

09.02.2008
Teuta Kurti, “Vije ndryshe ne TF 5”

08.02.2008
APG, “Tingulli 3″ dhe “Uni Katili”, jane repista internati.

21.01.2008
Bojken Lako,”Kete vit bashke me publikun voton edhe juria
Rettangolo arrotondato: Ü TOP FEST 5   LAJME _____________________________________________

č TOP FEST 5 BEN GJYSMEN E RRUGES






Pas 2 muajsh performancash, prurjesh, e larmish muzikore, "Top Fest" mbyll suksesshėm edhe kėtė vit fazėn e konkurrimit. Mė shumė se 200 artistė, nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia apo diaspora, u ngjitėn nė skenėn e festivalit tė muzikės moderne, duke shėnuar kėshtu njė rekord pėr sa i pėrket numrit tė madh tė pjesėmarrėsve. "Top Fest 5", ėshtė edicioni qė mirėpriti mė shumė kėngėtarė apo grupe muzikore. Asnjėherė mė parė programi i festivalit nuk ka qenė kaq i ngjeshur e ku mesatarisht ēdo ditė janė prezantuar mbi 8 apo 9 garues. 

Ky fakt tregon qartė popullaritetin gjithnjė e nė rritje tė programit muzikor, i cili prej pesė vitesh ėshtė shndėrruar nė promotorin mė tė rėndėsishėm tė krijimtarisė moderne nė vendin tonė. Skena e kėtij festivali gjeneron ēdo vit qindra produksione, qė falė promovimit dinjitoz e rigorozisht pėrzgjedhės nga profesionistė, kthehen nė hitet e momentit. Qėllimi i vėrtetė i kėtij festivali ėshtė pikėrisht ky, tė sigurojė njė lanēim tė standardeve tė larta, pėr rryma tė larmishme muzikore, qė pėr vite tė tėra kanė qenė tėrėsisht tė patuteluara.

Nė respekt tė 2 ngjarjeve tragjike qė tronditėn opinionin publik gjatė kėtij muaji, programi u reduktua me 2 ditė. Pėr kėtė arsye, duke mbajtur parasysh edhe prurjet e mėdha, organizatorėt e evenimentit e shtynė konkurrimin deri nė datėn 1 prill, ndėrkohė qė parashikohej qė kjo fazė tė mbyllej ditėn e enjte, pra nė datėn 27 mars. Gjatė 10 ditėve tė fundit, nė kalendarin e "Top Fest" u shpalosėn mė shumė se 50 kėngė, nga artistė tė rinj e tė afirmuar tė skenės muzikore. Vetėm nė dy ditėt shtesė konkurruan plot 33 artistė, duke kaluar kėshtu tė gjitha perspektivat. Java qė lamė pas u dominua kryesisht nga protagonistėt e tė ashtuquajturit, spektakli i talenteve,

"Ethet". Pasi afirmuan aftėsitė vokale me njė repertor tė famshėm botėror e shqiptar, tashmė bėjnė njė hap mė tej, duke konkurruar sėrish, por me njė produksion tė pėrgatitur posaēėrisht pėr ta.

Ish-etheistėt qė u ngjitėn nė skenė gjatė dhjetė ditėve tė fundit ishin: Himena Ymeri, Dorina Xėrxa, Evin Thana, Dorina Garuci Xhensila e Rezarta Smaja, Marjeta Billo, Simona Karafili e natyrisht fituesja, Kejsi Tola. Himena, vajza trupvogėl po me vokalin e fuqishėm qė e kualifikoi nė 5 mė tė mirėt e "Etheve", u prezantua me njė baladė dashurie tė titulluar "Pėr ty jetoj" kompozuar nga ish-profesori i saj, Alfred Kaēinari. Edhe pse tashmė e konsoliduar si kėngėtare e muzikės sė lehtė, Himena na rrėfeu se idhulli qė e ka frymėzuar pėr ėndrrėn e saj drejt suksesit ėshtė sopranoja Inva Mula. Me njė kompozim tė Alban Malajt, qė flet mbi dashurinė e madhe pėr muzikėn u prezantua nė evenimentin muzikor, Evin Thana. Evini na tregoi se sfida mė e madhe e eksperiencės aktuale, ėshtė performimi me superpozim, pasi shprehet se interpreton me shpirt vetėm kur kėndon live. Ndėrkohė, nuk ka dalė as kėtė herė jashtė temperamentit tė saj kosovarja Dorina Xėrxa. Dashurinė e saj pėr rokun nuk e ka mohuar nė asnjė rast, kėshtu nuk kishte se si tė mos ndihej rehat nė pjesėmarrjen e parė nė "Top Fest", ku u prezantua me njė produksion tė Bojken Lakos, quajtur "Jam e lirė".

Nuk mungoi as nė edicionin e kėtij viti tė "Top Fest", ajo qė shpesh ka siguruar pėlqimin e audiencės jo aq shumė pėr vetė kėngėn sesa pėr pamjen e lukun e saj ekstravagant. Por edhe pse me njė imazh afėrsisht tė njėjtė, me njė fustan xixėllues qė lakonte format e saj, tashmė disi mė tė bollshme, Ēiljeta vendos tė prezantohet ndryshe. Kėngėtarja lė pas ritmet apo mesazhe provokuese tė tilla si "Do do ti do", pėr tė shpalosur kėshtu njė baladė, qė ashtu si e quan ajo, ėshtė gati hyjnore, pėr t‘i kėnduar njė tragjedie. E pyetur mbi kėtė ndryshim tė papritur tė rrymės muzikore, Ēiljeta shprehet se njė gjė e tillė ndodhi thjesht sepse i kishte pėlqyer pjesa dhe mendoi menjėherė ta prezantonte nė kėtė festival.

Soni ėshtė padyshim njė ndėr personazhet mė tė spikatura tė "Top Fest". Artistja e cila ka marrė pjesė pothuaj nė tė gjitha edicionet e evenimentit muzikor gjithnjė ėshtė prezantuar mirė, duke siguruar edhe ēmime tė tilla si, "Artistja mė e mirė femėr", apo "Kėnga mė e mirė", me baladėn " Ndarja‘. Por tashmė kėngėtarja vjen mė energjike se kurrė, duke braktisur tingujt dramatikė, pėr tė shpalosur tė gjithė energjinė e mundshme me njė kėngė ritmike. Mes hip-hopistave qė konkurruan nė ditėt e fundit tė programit, ishin: Eliminimi, protagonist besnik i "Top Fest", Ron Krz nga Kosova, Krimineli, "Dr Trendy, Tani etj.

Ndėrkohė, nota humori solli performanca e Juli Ndocit, artistja tjetėr e familjes shkodrane, Ndoci. Me njė stil arabesk, me veshje frymėzuar nga kostumi popullor, duke ironizuar fjalėt e huaja turke, tė cilat janė pjesė e pandashme e fjalorit tė pėrditshėm shqiptar, motra ēapkėne e Frederik Ndocit prezantoi kėngėn ‘Hallalli‘. Pėrfaqėsim tė denjė bėnė edhe nė kėtė edicion Kamela e Gent Bushpepaj, personazhe familjarė tė emisionit qė shoqėron shqiptarėt ēdo mbrėmje, "Top Show". Tė tjerė artistė qė konkurruan gjatė ditėve tė fundit ishin, Jorida, njė tjetėr emėr besnik i evenimentit, Angel, Mira Jani, grup metal

"Time Loaded", Erisa Hoxha, Luari, "Emty Project", Ervin Bushati, Valmira Katana etj.

Plot 259 artistė prezantuan krijimet nė "Top Fest 5", eveniment i cili si ēdo vit zgjati 2 muaj. Bojken Lako, regjisor prej 5 vitesh i programit muzikor tregoi pėr gazetėn "Shqip", se faza e prezantimit tė kėngėve ėshtė e zgjatur pėr t‘u lėnė kohėn e duhur tė gjithė artistėve tė shprehen sa mė mirė, por edhe pėr t‘i dhėnė mundėsinė audiencės qė duke u pėrballur me kėngėtarė, tė kuptojnė se si ka ecur muzika. Ndėrkohė qė faza e prezantimit pėrfundoi, Lako pohon se tashmė do tė nisė njė tjetėr, mė pak zyrtare, ajo e riprezantimit tė kėngėve, nė "Top Channel", kanalin "My Music" nė platformėn "DigitAlb", "Top Albania Radio", dhe "Radio ime". Kjo fazė ėshtė ajo qė paraprin natėn finale tė evenimentit, e cila do tė mbahet nė datėn 4 maj nė Pallatin e Kongreseve. Bojkeni nuk harron tė pėrsėrisė pjesėmarrjen e madhe tė kėtij viti, e cila sipas tij nuk ka qenė vetėm sasiore, por edhe shumė cilėsore.

"Si muzikant duhet tė pranoj se prurjet kanė qenė shumė cilėsore, e po aq moderne sa nė vendet perėndimore, ku tregu muzikor ėshtė shumė i zhvilluar", tha Lako.

Nė edicionin e 5 tė "Top Fest" morėn pjesė dhjetėra emra tė njohur tė muzikės moderne shqiptare, mes tė cilėve, Soni, Big Mama, Ēiljeta, Adrian Gaxha, Stine, grupi "Kthjellu", Supernova, Besa Kokėdhima, Monika Salihu, Arjela Krasniqi etj. Pėr t‘u vlerėsuar kanė qenė edhe hyrjet e reja, kėngėt e shumė prej tė cilėve premtojnė tė kthehen nė hite. Pėr t‘u pėrmendur ėshtė pjesėmarrja e ndjeshme e protagonistėve tė programeve tė ashtuquajtura talent-show, tė cilėt pasi afirmuan talentin pėrmes tyre, konkurruan suksesshėm me njė produksion tė vetin.

Kėshtu u mbyll faza konkurruese, nė vitin e 5-tė, tė "Top Fest". Takimi i ardhshėm do tė jetė nė datėn 4 maj, kur pėrveē se do tė pėrcillen disa prej kėngėve mė tė mira tė kėtij edicioni, do tė dhurohen edhe trofe nė shumė kategori, si "Best Female", "Best Song", "Best Pop and Rock", "Best Alternative" etj. Kėtė vit ndryshe nga edicionet paraardhėse ēmimi i madh prej 10 mijė eurosh, nuk do tė jetė vetėm nė dorė tė teleshikuesve, por do tė gjykohet edhe nga njė juri profesionistėsh.

Netson pėr "Top Fest": Ėshtė magjik

Netson (alias Edison Abazi), ėshtė ndėr ata interpretues tė rinj tė "Top Fest" me jo pak gjurmė. Prezantimi i parė i tij para 3 vjetėsh nė kėtė eveniment tė madh tė muzikės moderne shqiptare, thėnė ndryshe, mė prestigjiozi nė tė gjithė hapėsirėn shqipfolėse, rajonale apo nė diasporė, edhe sot e kėsaj dite vijon tė jetė hit. "Ēika bom...", e interpretuar prej tij me nė krah Ingrid Jushin vėshtirė se harrohet, duke qenė prej atyre hiteve tipike tė promovuara nė "Top Fest" dhe qė pėrbėjnė fondin e artė tė muzikės moderne qė nga edicioni i parė i kėtij eventi. Netson qė lėvron Pop R&B, u prezantua kėtė edicion me hitin "Mos u bo pis". Ai u ringjit nė skenėn e "Top Fest" pas tre vjetėsh me njė performancė tė rrallė e mjaft dinamike e pėr kėtė, pretendon tė fitojė ēmimin "Best performance". Netson ėshtė njėherėsh ndėr xhonglerėt mė aktivė tė cirkut tė Tiranės, profesion tė cilin e sheh tė lidhur fort me muzikėn, duke e shndėrruar atė ndėr tė rinjtė mė tė kėrkuar tė lokaleve tė natės nė Tiranė, pikėrisht pėr performancat e tij spektakolare. Por pėr pėrfaqėsimin nė "Top Fest", preferon tė flasė mė shumė. Vlerėson shumė kėtė event tė madh muzikor, sidomos pėr shansin qė u jep tė rinjve pėr t‘u afirmuar me talentin e tyre nė interpretimet muzikore. Vlerėson "Top Fest" dhe pėr larminė e rrymave muzikore qė pėrmbledh, duke u bėrė promovuesja e muzikės mė tė fundit qė lėvrohet nė hapėsirat shqiptare.

Burimi: Gazeta Shqip 
Angolo ripiegato: www.topfest.tk  Ky nuk eshte nje website zyrtae i TOP FEST                                                                                                                                                                                   TF TV     GUEST BOOK
Rettangolo arrotondato:
Casella di testo:                                                                                          Copyright; www.topfest.tk 2008 WEBSITE by NIX MULTIMEDIA
Rettangolo arrotondato: Ü EXCLUSIVE_________
 
TOP FEST TV. Live ne internet ne faqen tone do te keni mundesi te ndiqni interpretimet e kengetareve pjesmarres ne te gjitha edicionet e Top Fest. Se shpejti do te fillojne edhe programe te prodhuara nga stafi yne. Programe si :
TF Parade, THE 04-08, 1 SMS
                                                                          
Shiko tani TFTV
Angolo ripiegato: Ü sondazh_______



























Rettangolo arrotondato: Rettangolo arrotondato: Ü MULTIMEDIA
Rettangolo arrotondato: VIDEO





Rettangolo arrotondato: VIDEO





Rettangolo arrotondato: VIDEO





Rettangolo arrotondato: Ü DOWNLOAD_______________
     
Ketu mund te degjoni dhe shkarkoni kenget me te mira te te gjitha edicioneve te TOP FEST

Forex Trading Polls