Rettangolo arrotondato:                                                                                            EDICIONI 1  |  EDICIONI 2  |  EDICIONI 3  |  EDICIONI 4  |  EDICIONI 5
                                         FESTIVALI 
                                                                     I MUZIKES 
                                                                     MODERNE
                                                                     SHQIPTARE
Casella di testo: Ü NEWS LETTER________




Ü LAJME_____________

Mars 2008
“Pervjetori” qe le pas adoleshencen.

23 Shkurt 2008
Pas “Limonates”, tani nje tjeter Enxhi.

11 Shkurt 2008
Arbana Osmani largohet nga Top Fest.

9 Shkurt 2008
Ledioni dhe Albana Osmani te lidhur?!


Ü GALERIA TF5________








Ü INTERVISTA_________

09.02.2008
Teuta Kurti, “Vije ndryshe ne TF 5”

08.02.2008
APG, “Tingulli 3″ dhe “Uni Katili”, jane repista internati.

21.01.2008
Bojken Lako,”Kete vit bashke me publikun voton edhe juria
Rettangolo arrotondato: Ü INTERVISTA___________________________________

è APG, “Tingulli 3″ dhe “Uni Katili”, jane repista interneti
______________________________________________________________

Diten e “Shen Valentinit” promovon albumin e tij te pare

T’u shpallesh lufte grupeve te tjera hip-hop, qe bejne te njejten muzike me ty, eshte nje mode e vjeter, te pakten per kulturen e huaj te muzikes se zeze. Por qe urrejtja te arrije gjer aty, sa keta te fundit te kthehen ne burim frymezimi per te shkruar tekste, duket pak e tepruar. Por per APG, repistin qe prej disa vjetesh tenton te caje ne rrymen hip-hop, eshte kthyer ne nje inspirim frutdhenes. Shume nga grupet me te njohura te hip-hopit kosovar, sic jane “Tingulli 3″ dhe “UN Katili”, APG i konsideron thjesht repista interneti, pa “origjinalitet dhe ide vetjake. Ka mjaftuar kjo akuze e APG, qe te nise lufta mes tyre, por ndryshe nga mjetet qe sherbejne ne nje beteje te vertete, armet e tyre jane ritmi dhe poezia. Madje, nje krijim i repistit me titull “Ti xhelozon”, teksti, muzika dhe interpretimi jane nje mesazh i qarte drejtuar atyre. Edhe pse krejt i vetem kunder nje sage te tere, APG nuk ka ndermend te dorezohet. Teksa i degjon per here te pare kenget e tij, te duken nga me te zakonshmet, me histori bajate dashurish, por ne thelb ato kane shpotine kunder pseudoartisteve, qe jane te shumte ne tregun tone muzikor. Nje gje te tille e ka shprehur ne tekstin e kenges “Hej kamariere”, ku kengetaret bukuroshe i krahason me kamarieret. Madje, ne tekstin e tij e ka permendur Ciljeten si pjese te kesaj kategorie. Por nuk eshte ndalur me kaq, per te vene ne shenjestren e tij edhe kategori te tjera “kengetarucesh”, duke u vene edhe nofka.

APG eshte nje emer arti qe perkthehet Arieli-gangster i fuqishem, (Ariel-Power Gangsta). E ka nisur me lutje rrugen e kenges, qe mesa duket i ka dale mire, pasi u vleresua me cmim te trete ne “Top fest 2″. “Please” quhej kenga ku ai i lutej te dashures, me ritem dhe poezi te shkruar dhe kompozuar nga vete ai. Me tej ka vijuar te promovoje muziken e tij ne festivalet e muzikes moderne te cdo edicioni, edhe pse kundrejt tyre ka shume rezerva. Nderkaq, tashme vjen i kompletuar me nje album dhe dy videklipe, qe do te promovohen diten e te dashuruarve.

Deri tani jeni prezantuar me tekste “pikante”, qe mesa duket kane favorizuar ne promovimin tuaj. Pse pikerisht nje zgjedhje te tille?
“Zgjedh tekste qe kane te bejne me te perditshmen, te nderthurur me nota shpotitese kundrejt disa njerezish qe e mbajne veten per kengetare dhe qe me irritojne se tepermi”.

Kush jane keta kategori njerezish qe ju frymezojne per te bere kenget tuaja?
“Jane disa grupe hip-hopi kosovar qe me acarojne, ose me sakte te bejne t’i urresh per faktin se u duket vetja te talentuar, nderkohe qe kopjojne muziken e huaj dhe shesin albume pafund”.

Disa emra konkrete…
“Grupe si “Tingulli 3″ dhe “UN Katili” jane shembujt me negative qe nuk duhen ndjekur. Ata jane thjesht rrepera interneti dhe asgje me tjeter”.

Mos valle xhelozi profesionale kundrejt suksesit te tyre?
“Absolutisht jo. Nuk mund te quaj te suksesshem disa tipa qe vjedhin muzike haptazi, per ta shitur si krijim te vetin”.

Ju vete nuk keni rene kurre pre e kopjimit, duke e konsideruar veten larg tyre?
“Nuk marr ide nga kenget e te tjereve. Thjesht frymezohem pa pasur asnje pershtatje me akend”.

A ka grupe hip-hopi qe ju pelqejne dhe i vleresoni ketu tek ne?
“Sigurisht, me pelqen BIG Basta dhe grupi “N & R”, por edhe disa te tjere qe nuk me vijne ndermend”.

Nuk ju tremb fakti se jeni i vetem kunder shume kundershtareve?
“Kur behet fjale per grupe te tilla, nuk ia vlen t’i quash as kundershtare”.

Per sa i perket karrieres suaj… a ka ndermend APG te nxjerre nje album?
“Albumi im i pare del diten e “Shen Valentinit” dhe do te permbaje tete kenge, disa prej te cilave i kam prezantuar ne festivalet e ndryshme te muzikes moderne shqiptare. Njekohesisht do te nxjerr edhe dy videoklipe te reja qe titullohen “Krejt ne klub” dhe “Une e dua”, nje duet i suksesshem me Eriken”. Albumi eshte nje pune trevjecare e qe shpresoj t’i pelqeje publikut”.

Nderkaq, do te vazhdoni te merrni pjese ne festivalet e muzikes moderne?
“Javen tjeter do te promovoj kengen time te re ne “Top fest 5″, thjesht per ta lancuar, pasi per cmim eshte veshtire, jo per faktin se nuk vlen kenga ime, por se keshtu funksionon”.

Keni hasur probleme me pjesemarrjen tuaj ne keto evenimente?
“Para dy vjetesh te “Kenga magjike” me perjashtuan, pasi producenti i kenges sime, Stine, pati konflikte me Arditin dhe qe nga ai vit nuk me pranuan bashkepunimin me Eriken, qe u prit aq mire ne “Top fest 4″.
Angolo ripiegato: www.topfest.tk  Ky nuk eshte nje website zyrtae i TOP FEST                                                                                                                                                                                   TF TV     GUEST BOOK
Rettangolo arrotondato:
Casella di testo:                                                                                          Copyright; www.topfest.tk 2008 WEBSITE by NIX MULTIMEDIA
Rettangolo arrotondato: Ü EXCLUSIVE____________________
      
TOP FEST TV. Live ne internet ne faqen tone do te keni mundesi te ndiqni interpretimet e kengetareve pjesmarres ne te gjitha edicionet e Top Fest. Se shpejti do te fillojne edhe programe te prodhuara nga stafi yne. Programe si :
TF Parade, THE 04-08, 1 SMS
                                                                          
Shiko tani TFTV
Angolo ripiegato: Ü sondazh_______






























Rettangolo arrotondato: Rettangolo arrotondato: Ü MULTIMEDIA_________________________
Rettangolo arrotondato: VIDEO





Rettangolo arrotondato: VIDEO





Rettangolo arrotondato: VIDEO





Rettangolo arrotondato: Ü DOWNLOAD

Forex Trading Polls